Aplikacion
Partia Laburiste fitoi 412 vende, ndërsa konservatorët vetëm 120, rezultati më i keq në historinë e tyre. Një disfatë që e bindi ish-kryeministrin Rishi Sunak të jepte dorëheqjen si kryetar partie dhe t’i kërkonte falje vendit për humbjen e tij në zgjedhje.
“Do të takoj së shpejti Madhërinë e Tij për t’i ofruar dorëheqjen time si kryeministër i vendit. Dua të them para së gjithash se më vjen keq,” tha ai, duke folur jashtë Downing Street.
“Unë i kam dhënë gjithçka, por ju keni dërguar një sinjal të qartë se qeveria në Britaninë e Madhe duhet të ndryshojë dhe mendimi juaj është i vetëm që ka rëndësi. Kam dëgjuar zemërimin tuaj, zhgënjimin tuaj dhe kam marrë përgjegjësinë për humbjen”, tha Sunak.
Avokati i të drejtave të njeriut Keir Starmer do të jetë kryeministri i ri.
Suksesin e ndërtoi duke synuar qendrën e moderuar dhe atdhetare, e rindërtoi partinë pa premtime të forta: seriozitet, stabilitet, siguri, më shumë taksa për gjigantët e naftës dhe shkollat private, një milion e gjysmë shtëpi të reja. Ai e gjen veten duke udhëhequr një vend me një ekonomi anemike dhe shëndet publik të shkatërruar. /ZOOM.AL/
WSJ: Ndonëse një vend me korrupsion dhe pastrim parash, Kushner zgjedh të investojë në Shqipëri