Aplikacion
Gjatë një interviste në “Top Talk”, Anila Hoxha analizoi se Beqaj rrezikon 4 vite burgim, nëse akuzat qëndrojnë të njëjtat dhe nuk lehtësohen gjatë procesit.
Sipas saj, Ilir Beqaj ka fshehur një makinë dhe akuzohet për fshehje pasurie.
“Duhet të themi që brenda dy ditëve Beqaj do paraqitet për verifikim kushtesh, bashkë me personat e tjerë. Hetimi i SPAK bazohet në fatura dhe përgjime. Jemi ende herët, por nëse do të qëndrojnë këto vepra penale, Ilir Beqaj rrezikon 4 vite burgim.
SPAK konsideron si fshehje pasurie edhe një automjet, që ishte në emër të të besuarit e tij, por SPAK ka parë edhe mediat ku Ilir Beqaj paraqitej në SPAK dhe një polic i vendosi gjobë këtij automjeti. SPAK konsideron që ka provat e mjaftueshme që edhe automjeti ishte në pronësi të Ilir Beqajt, por që e ka fshehur këtë fakt.
Sikurse ka fshehur edhe faktin që ortak i vetëm i “Gzonës” është ish-ministri, por nga ana tjetër ky subjekt përfshihet në disa fatura të paguara, një ndër to për disa shërbime të kryera dhe fatura totale është 4 milionë lekë. Duke lidhur faktin që ortak është Beqaj, ndoshta është një rrethanë korrupsioni që do ta rëndojë situatën e tij.
Një faturë është 20 mijë euro për konsuelncë, një tjetër është 15 mijë euro, një faturë është 125 mijë euro, për organizim konference”, tha Anila Hoxha.