zoom

Aktualitet

Detajet e krimit në Kavajë, vjehrri plagosi dhëndrin se i dhunonte të bijën! Policia i ndalon të dy

Një 64-vjeçar është arrestuar në Kavajë ditën e sotme nga Policia, pasi akuzohet se ka plagosur me thikë dhëndrin e tij, pas një sherri familjar.

Burime zyrtare nga policia vendore bënë me dije se pas hekurave ra shtetasi me inicialet P. D., banues në Kavajë.

Ai akuzohet se ka plagosur dhëndrrin e tij me thikë, pasi ky u fundit dyshohet se i dhunonte të bijën.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë, në përfundim të veprimeve të kryera për ngjarjen e ndodhur pasditen e djeshme, arrestuan në flagrancë shtetasit:

P. D., 64 vjeç, banues në Kavajë, pasi dyshohet se ka plagosur me mjet prerës (thikë), bashkëshortin e vajzës së tij, shtetasin L. D., i cili është jashtë rrezikut për jetën. Gjithashtu edhe L. D., 46 vjeç, banues në Kavajë, pasi dyshohet se ka ushtruar vazhdimisht dhunë ndaj bashkëshortes së tij. Teksa gjatë kryerjes së veprimeve procedurale nga Policia, pasditen e djeshme, nuk ka kallëzuar për rrethanat dhe autorin e plagosjes”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Materialet procedurale i kaluan Porkurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, “dhuna në familje” dhe “moskallëzimi i krimit”. /ZOOM.AL/

Postime të lidhura