Aplikacion
Gazetarja dhe moderatori janë “arratisur” në Turqi, ku po bëjnë plazh së bashku, ndërsa nuk kanë munguar as fotot për ndjekësit.
Së fundmi, Ilnisa ka treguar për një “problem” që e shoqëron gjatë këtyre ditëve të pushimit: Zgjimi i vonë i Meritonit.
Nga ana tjetër, Meritoni ankohet se Ilnisa nuk e lejon të shijojë gjumin e mëngjesit.
“Dole? Ora është 11:20 këtu. Ku do shkojmë sot? Çfarë do të bëjmë?”, e pyet Ilnisa, Meritonin.
“Dalim ku të duash. Hamë mëngjesin, marrim motorin e ujit. Pse s’më ke lënë të fle. Edhe 30 minuta s’do të ishte keq”, i përgjigjet Meritoni të dashurës, e cila u shpreh se është më mirë të shijojnë pushimet sesa të flenë gjumë.