Aplikacion
Në maj të vitit 1981, kombëtarja helvete festoi për herë të fundit suksesin ndaj rivalëve anglezë, 2-1 në kualifikueset e Botërorit para 40 mijë tifozëve në Jogeli.
Trajneri i Zvicrës në atë kohë ishte Pol Volfisberg. Fredi ShaiViler dhe Klaudio Sulser ishin autorët e golave. Në 13 ndeshjet më pas kundër Anglisë, ata kanë regjistruar 10 humbje dhe 3 barazime. Zvicra dhe Anglia u takuan për herë të fundit në një ndeshje zyrtare në vitin 2019.
Në ndeshjen për vendin e tretë në Ligën e Kombeve, ata humbën ngushtë pas goditjes së penalltive. /ZOOM.AL/