zoom

Bota

Presidenti nën presion pas debatit, reagon Zonja e Parë e SHBA-ve: Biden s’do të tërhiqet nga gara…

Jill Biden, gruaja e presidentit amerikan Joe Biden, është në mbështetje të tij për ta vazhduar garën presidenciale, pavarësisht debatit katastrofik që pati me kandidatin republikan Donald Trump të enjten.

Siç raporton prestigjiozja “New York Times”, e cila dedikoi edhe një editorial me këshillë që Demokratët ta ndërronin kandidatin Biden, Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës e ka “votën vendimtare” nëse Bideni duhet t’i dëgjojë thirrjet për t’u tërhequr nga gara dhe t’ia lë vendin një kandidati më të ri.

“Kaq e afërt është marrëdhënia mes tyre”, shkruhet në tekstin e NYT. Dhe mesa duket ajo vijon ta mbështesë bashkëshortin për një mandat të dytë dhe mosbraktisjen e garës presidenciale.

“Jill Biden mbetet optimiste se burri i saj mund t’i fitojë zgjedhjet, pavarësisht thirrjeve nga donatorët demokratë që Joe të tërhiqet nga gara”, raporton kjo media. /ZOOM.AL/