Aplikacion
Zyrtarja e majtë ka qenë disa herë në Prokurori gjatë muajve të fundit, teksa ka mohuar akuzat e ngritura. Për shkak të hetimeve u largua edhe nga detyra e prefektes së Fierit.
Kërkesa është bërë prej datës 17 Maj, por u njoftua sot, duke dhënë edhe detaje se GJKKO e ka pranuar dhe pritet hedhja në short e trupës gjykuese.
SPAK ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën për dërgimin në gjyq të proçedimit penal Nr.82, të vitit 2021, me të pandehur Rajmonda Balilaj, Anisa Petani, Shkëlqim Beqiraj, Enirjada Rizaj, të akuzuar për veprën penale të “shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, e kryer në bashkëpunim, dy herë”, parashikuar nga neni 258-25 i K.Penal (përpara ndryshimeve të bëra me ligjin Nr.43/2021).
Gjithashtu dhe të pandehurit Vangjel Nushi, Boreta Murati dhe Arben Manoku, akuzuar për veprën penale të “falsifikimi i dokumenteve”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 186/2 i K.Penal.
“Në përfundim të gjykimit Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Erjon Bani, me Vendimin Nr. 82, datë 28.06.2024 vendosi: Pranimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Dërgimin në gjyq të çështjes penale që i përket procedimit penal me Nr.82, të vitit 2021, në ngarkim të të pandehurve: Rajmonda Balilaj, Anisa Petani, Shkëlqim Beqiraj, Enirjada Rizaj, të cilët akuzohen për veprën penale “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, e kryer në bashkëpunim, dy herë, parashikuar nga neni 258- 25 i Kodit Penal (përpara ndryshimeve të bëra me ligjin Nr.43/2021). Vangjel Nushi, Boreta Murati, Arben Manoku, të cilët akuzohen për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 186/2 i Kodit Penal.
Dërgimin e çështjes për gjykim pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për t’u hedhur në short. Kundër këtij vendimi nuk lejohet ankim”, thuhet në njoftimin zyrtar. /ZOOM.AL/
Trump emëron këshilltarin e vjetër Keith Kellogg, si të dërguar special për Ukrainën dhe Rusinë