Aplikacion
Barazuan ndeshjen e dytë, sikurse kuqezinjtë, ndaj Çekisë 1-1 (i morëm vendin e parë çekëve në eliminatore), por fituan ndeshjen e tretë ndaj Portugalisë, me të njëjtat kushte si Shqipëria.
Por me ndryshimin se kuqezinjtë edhe pse me fanelë të ngjashme me ta, nuk ia dolën të mposhtnin dot Spanjën e kualifikuar dhe komode. Por Gjeorgjia arriti ta mundte Portugalinë që kishte siguruar vendin e parë dhe të bënte kualifikimin historik. Për më tepër që erdhën në EURO 2024 nga zona play-off, duke eliminuar Greqinë në finale.
Dhe kështu gjeorgjianët kanë shkruar historinë. Ekipi i drejtuar nga ish-lojtari i kombëtares franceze Sagnol, kaloi grupet e Europianit, pas suksesit 2-0 ndaj Portugalisë. Debutuesit e Europianit kalojnë tutje me 4 pikë si vend i 3-të, ndërsa portugezët kryesuan me 6 pikë. Sa i takon sfidës, golat u realizuan nga Kvara dhe Mikautadze.
Siguron kualikimin edhe Turqia. Turqit mundën 2-1 Çekinë, me ekipin e Montellës që pozicionohet kështu në vendin e dytë me 6 pikë. Ekipet që u eliminuan si të tretat ishin Kroacia me 2 pikë në grupin tonë dhe Hungaria me 3 pikë dhe golavarazh të dobët. E veçanta ishte se Ukraina edhe pse mori 4 pikë, u rendit e fundit dhe ishte eliminimi më i çuditshëm i të gjithë Evropianëve, pasi Sllovenia me 3 pikë u kualifikua. /ZOOM.AL/