Aplikacion
Mbi këtë deklaratë ka reaguar deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, përmes një postimi në rrjetin social “X” ku shkruan se kjo qeveri është e strehuar në bunkerin e korrupsionit.
Deputetja demokrate rendit arsyet që sipas saj e kanë kthyer qeverinë jo në një entitet transparent por në një qeveri të mbyllur brenda vetes që nuk publikon më as vendimet e Këshillit të Ministrave, as ofron transparencë mbi kontratat koncesionare.
Postimi i Tabakut:
“Çfarë ironie! Kryeministri premton transparencë të plotë ndërsa qeveria është si një bunker i luftës së ftohtë. Raporti i qeverisë socialiste 🥀 me transparencën
❌Mospublikim vendimimeve të Këshillit të Ministrave.
🗼 Krijimi Kullës së Kontrollit të informacionit me rezidencë në zyrën e KM
👎 Mungesë përgjigje dhe përkeqësim të ditëve për kthim përgjigje
🫥 Një qeveri që shkeli të drejtën e informimit dhe gjatë pandemisë
🚮 Një qeveri që refuzon t’I përgjigjet kërkesave për informacion për kontratat koncesionare duke I mbajtur në sirtar.
Një qeveri e tillë nuk mund të ndryshojë brenda ditës! Ajo thjesht u premton shqiptarëve fjalën që nuk e mban! Pasi është qeveria e strehuar në bunkerin e korrupsionit!”. /ZOOM.AL/