zoom

Ekonomi

PD denoncon: Zyrat e Kadastrës te Liqeni do kthehen në kullë. Rama i ka dhënë lejen mikut të tij!

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Grigels Muçollari, përmes një reagimi në rrjetet sociale i ka bërë apel qytetarëve të bashkohen dhe ngrenë zërin, lidhur me pronat të cilat nuk janë të Ramës.

I vendosur pranë liqenit, zonës së parkut të madh, Muçollari shprehet se Zyrat e Kadastrës janë në planet e Ramës për t’ia dhënë miqve të tij.

Këto janë pronat e qytetarëve dhe jo pronat private të Ramës, u shpreh Muçollari.

Postimi i plotë:

“Jemi këtu shumë pranë liqenit, zonës së parkut të madh, ku janë dhe trojet e apartamentet më të shtrenjta në vend. Kjo godina këtu, ku janë zyrat e Kadastrës, është në planet e Edi Ramës për t’ia thënë një klienti të tij, një miku. Do të shembet.

Kadastra meriton të shembet për arsye të tjera, për shkak se është një prej institucioneve më të korruptuara në vend, dhe ku njerëzit nuk gjejnë zgjidhje. Por, do të shembet për një tjetër arsye korruptive. Sepse dikush, një fitues i paracaktuar, i ka vënë syrin këtij ambienti për të bërë një grataçelë.

Qytetarët nuk do të përfitojnë asgjë nga ky projekt, pasi çmimi i apartamenteve këtu do të jetë shumë i lartë, i paprekshëm nga njerëzit e zakonshëm. Është thjesht një tjetër mundësi që dikush të pasurohet, dhe një shumë e madhe e parave të pista të pastrohen.

Edi Rama nuk është pronar i kësaj godine. Këto janë objekte shtetërore, publike, dhe janë pasuri e të gjithë atyre që kanë punuar e kanë kontribuar prej vitesh në këtë vend. Qytetarët nuk mund të lejojnë që kryeministri të sillet si monark a feudal.

Duhet transparencë, duhet llogaridhënie. Njerëzit duhet të jenë pjesë e këtij procesi, të thonë fjalën e tyre, të shohin kostot dhe përfitimet. Pasi çdo gjë në këtë plan është e qytetarëve, dhe çdo gjë do të bëhet me taksat e tyre. Sjellja e Edi Ramës si pronar, dhe një aferë e tij e re me klientelën e preferuar, duhet ndalur.

Qytetaret kane pushtetin e vërtetë dhe te drejtën e tyre të patjetërsueshme. Po të bashkohemi e të ngremë zërin mund ta ndalim qeverisjen e keqe, mund ta ndalim  korrupsionin. Të bëhemi bashke te premten  para bashkisë se Tiranes, te bëhemi bashke nga çdo cep i Shqipërisë me 11 korrik ora 20:00 në Bulevard”. /ZOOM.AL/