Aplikacion
Apeli lë në fuqi vendimin e shkallës së parë për Belerin, humb mundësinë për t’u bërë kryetar bashkie
“Qëllimi i Edi Ramës ishte që të pengonte zotin Beleri për të drejtuar Bashkinë e Himarës, për të nëpërkëmbur vullnetin e sovranit. Që në atë moment, ne dhe komuniteti jemi të gatshëm për t’i dhënë përgjigjen zotit Rama”, tha Dule.
Në burg deri në tetor, Beleri në kundërsulm pas Apelit: Ankimoj në Strasburg puçin e Edi Ramës
Kur u pyet se cila do të ishte oferta dhe nëse ajo përfshin edhe djalin e zotit Beleri, Dule u përgjigj: “Do të vijë në kohën e duhur dhe do të komunikohet në mënyrën e duhur. Nuk ka një vendimmarrje, por sigurisht që në momentin e duhur do të vijë edhe vendimmarrja e duhur. Askush nuk mund të përjashtohet nga lista e kandidaturave. Kandidaturat fituese nuk mund të përjashtohen”.