zoom

Aktualitet

FOTO/ Ky është biznesmeni që vdiq në Sarandë

Ky që shikoni në foton më poshtë është 52-vjeçari që vdiq gjatë shpërthimit të regjistruar gjatë mbrëmjes së të hënës në portin e Sarandës.
Armandi Nelaj

Armandi Nelaj

Armandi Nelaj ishte biznesmen prej 13 vitesh dhe kishte një kompani të mjeteve të rënda të ndërtimit.

Në momentin që ndodhi ngjarja, sipas njoftimit të parë të policisë, ai ndodhej në një gomone dhe gjatë zhytjes, dyshohet se i shpërtheu bombola e oksigjenit.

Por hetimet kanë marrë tjetër rrjedhë, duke dyshuar se shpërthimi mund të ketë ndodhur edhe si pasojë e vendosjes së një sasie lënde plasëse.