Aplikacion
Ajo u shpreh se është e pabesueshme se si mund të bëhet biznes me vdekjen dhe se kjo që ka ndodhur është çnjerëzore. Tabaku u shpreh se skandal akoma më i madh është fakti që në këtë skemë abuzive ishte e përfshirë edhe zv/drejtoresha e Onokologjikut.
“Është e pabesueshme se si mund të bëhet biznes me vdekjen dhe se kjo që ka ndodhur është çnjerëzore. Ndërkohë skandal akoma më i madh është fakti që në këtë skemë abuzive ishte e përfshirë edhe zv,drejtoresha e Onokologjikut. Një skemë e cila ishte ndërtuar nga mjekët, doktorët e punonjësit ndërkohë që në dijeni ka qenë edhe zv. drejtoresha kjo është skandaloze. Dhe pacientët kanë qenë në faza të ndryshme të trajtimeve, mes tyre ka dhe fëmijë.
Ka edhe qytetarë të cilët nuk i përballojnë dot kostot as në spitalet shtetërore, e ata i orientonin drejt privatit. Është skandaloze. Ajo që dua të them sot është se kur ne i përmendim dhe i denoncojmë këto abuzime na thonë se bëni politikë me sëmundjen, por sot rezultoi që denoncimet tona janë të vërteta dhe ajo që pamë ishte një skandal se si bëhej biznes me sëmundjen dhe vdekjen”, tha Tabaku për “News24”.
Por ajo foli edhe për situatën politike, veëanërisht në PD, duke thënë se është pjesë e partisë dhe për këtë nuk ka asnjë dyshim. Tabaku i ka bërë një apel të gjithë demokratëve që të bashkohen, pasi kjo është rruga e vetme që kjo parti ka, për ti paraqitur shqiptarëve një alternativë të unifikuar në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
“Unë jam në Partinë Demokratike, jam deputete e kësaj partie, jam zgjedhur në këtë parti, për mua nuk ka dyshime që jam në PD. Por në këtë përballjen e egër që ka ndodhur në opozitë, unë kam vendosur të mos përballem me veten, por me kundërshtarin. Kam kërkuar dhe do kërkoj bashkimin e PD-së dhe do iu kërkoj gjithë kolegëve që betejën nuk e kemi me veten, por me kundërshtarin.
Kur thoja një vit më parë se opozita nuk ka asnjë rrugë tjetër veç bashkimit, kam kërkuar me ngulm këtë bashkim edhe nga foltorja e Kuvendit, duket se po shkojmë drejt një bashkimi. Secili nga ne duhet të kalojë mbi veten, të bashkohemi, PD është e detyruar që të japë një ofertë të unifikuar opozitare, duhet të kalojmë mbi egon individuale”, tha Tabaku. /ZOOM.AL/
Mbetjet spitalore, KLSH: Probleme me menaxhimin nga magazinimi tek çmimet e diferencuara