zoom

Lajme

Notat e “L’Equipe” për Shqipëri-Spanjë, francezët “ngelin” në klasë kuqezinjtë. Vetëm 4 e kalojnë!

Ndryshe nga agjencia sportive e vlerësimit taktiko-teknik të lojtarëve “Sofa Score”, nuk ka qenë në të njëjtën linjë prestigjiozja franceze e sportit “L’Equipe”.

Vetëm 4 lojtarë kuqezi morën nota kaluese për ndeshjen me Spanjën, pasi të tjerët “ngelën” në klasë.

Francezët janë treguar të ashpër me vlerësimin, por përgjithësisht ata e kanë “dorën e rëndë”, pasi edhe për iberikët vlerësimet janë me rezerva.

Vetëm Asllani vlerësohet maksimalisht me notën 6 dhe pas tij 3 të tjerët; Ramadani, Ajeti dhe Strakosha, me notën kaluese 5. Bien në sy vlerësimet e dobëta për Bajramin dhe Manajn me notën 2, Asani dhe Mitaj me notën 3, kurse i riu Laçi, “spanjolli” Balliu dhe mbrojtësi Gjimshiti, vlerësohen me 4.

Në total ekipi vlerësohet me notën mesatare 3,9, pra ngelëse, në atë humbje minimale 0-1 dhe skualifikim nga EURO 2024. Te spanjollët vlerësohen me notën 7 portieri Raya, mesfushori Olmo dhe mbrojtësi Laporte. /ZOOM.AL/