zoom

Lajme

NOTAT/ Shqipëri-Spanjë, ja më të mirët e ndeshjes sipas “Sofa Score”. Më i miri ishte…

Shqipëria mbylli aventurën në këtë “Euro 2024” me kokën lartë, edhe pse u rendit e fundit në “grupin e ferrit” me 1 pikë.

Pavarësisht humbjes, kuqezinjtë, zhvilluan edhe ndaj Spanjës një performance dinjitoze.

Në fund të sfidës, kuqezinjtë u vlerësuan me notën 6.87 nga faqja e specializuar e statistikave “Sofa Score”.

Në vlerësimin e kësaj faqeje, në krye të listës qëndron Kristjan Asllani me notën 7.63, ndërkohë më pak i vlerësuari rezulton Bajrami me notën 6.2. Më poshtë tabela e vlerësimit.