Aplikacion
Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në një lokal në vendin e quajtur “1 Maji”, ku dy persona janë konfliktuar me njëri-tjetrin e për pasojë, mori plagë të lehta 60-vjeçari, në rrethana ende të pasqaruara nga autoritetet.
Policia ka shoqëruar për të marrë në pyetje një person, për të bërë sqarimin e motiveve dhe dinamikës së ngjarjes.
Deri tani për ngjarjen ka dëshmi kontradiktore. Vetë 60-vjeçari ka deklaruar për uniformat blu se është goditur nga një person, ndërkohë që të tjerë persona në vendngjarje thonë se ai është rrëzuar aksidentalisht.
60 vjeçari ndodhet në spitalin e Korçës për të marrë mjekim.