Aplikacion
Sipas pamjeve nga aeroporti, e gjithë hapësira është e tejmbushur me pasagjerë, duke sjellë kështu vështirësi në operimin e udhëtimeve. Pasagjerët flasin dhe për kushte të rënduara të higjienës dhe mungesë të ajrit të kondicionuar në mes të një vape “sahariane”.
Ndonëse koncesionari i Rinasit, Kastrati Group, ka premtuar dhe parashikuar zgjerim të strukturës aeroportuale, nuk ka ndodhur. I vetmi ndryshim ishte ndarja e hapësirës së pritjes me atë të kontrollit, por jo zgjerim hapësire.
Fluksi i turistëve ishte i parashikuar një vit më parë nga qeveria dhe dhe vetë koncesionari, por asnjë ndërhyrje nuk u bë. Shumë pasagjerë dhe asnjë lloj investimi, përkthehen në më shumë fitime për Kastratin dhe më shumë stres për udhëtarët.
Kolumbianë dhe venezueljanë te laboratori i drogës në Kodrën e Diellit, kokaina në 48 tonë lëkurë