Aplikacion
GJKKO ka marrë vendimin për dënimin e ish-kryebashkiakut të Kukësit, Safet Gjici, për veprën penale “korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë, ose i të zgjedhurve vendorë”, parashikuar nga neni 260 i Kodit Penal.
Gjici është dënuar me 4 vite e gjashtë muaj burg, por duke përfituar nga gjykimi i shkurtuar, ai dënohet me 3 vite në total, nga të cilat ka vuajtur më shumë se gjysmën duke bërë përllogaritjes sipas Procedurës. Ai ishte dënuar nga GJKKO e shkallës së parë po me 3 vite burg, që me gjykim të shkurtuar ishin bërë 2 dhe mund të lirohej në pak muaj.
Gjykata kishte ndryshuar akuzën ndaj Gjicit nga korrupsion në shpërdorim detyre, që është ndryshuar sërish nga Apeli. Gjici u arrestua pasi u filmua në zyrën e bashkisë duke kryer akt seksual me Alma Kaçin, video e cila u shpërnda më tej në media. KLjo e fundit gjithashtu u gjet fajtore dhe u la në fuqi vendimi i parë, me 1 vit burgim, po ditën e sotme.
Para shpalljes së vendimit, Gjici kërkoi pafajësi, duke pretenduar se nuk ka shkelur asnjë ligj, ndërsa i përlotur i kërkoi falje familjes dhe qytetarëve të Kukësit. Gjicit i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për një periudhë prej 5 vitesh. Palët kanë të drejtë rekursi në Gjykatën e Lartë. /ZOOM.AL/