Aplikacion
Apeli i GJKKO-së njoftohet se ka marrë vendimin sot, duke dënuar me 1 vit burg Alma Kaçin, e infiltruar për të siguruar prova implikuese ndaj kryebashkiakut.
Gjykata vendosi deklarimin fajtore të Kaçit për kryerjen e veprës penale “korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal, dhe dënimin e saj me 1 vit dhe 6 muaj burgim.
Duke aplikuar gjykimin e shkurtuar, ajo dënohet përfundimisht me një vit burg. Me kërkesë të Prokurorisë, pritet që Policia të ekzekutojë vendimin me izolimin e të dënuarës, që u gjykua në gjendje të lirë, por qënroi edhe për pak kohë nën arrest.
I mëvetësishëm po shqyrtohet edhe vendimi për kryebashkiakun, që gjithashtu bëri ankimim të vendimit të shkallës së parë dhe është dënuar me 2 vite burgim./ZOOM.AL/
Trump emëron këshilltarin e vjetër Keith Kellogg, si të dërguar special për Ukrainën dhe Rusinë