zoom

Lajme

Pasi u shpall fituese e “BBV”, Egla Ceno do futet në “Grande Fratello”? Aktorja: Po më hanë duart

Aktorja Egla Ceno pasi u shpalll fituesja e “Big Brother VIP”, mesa duket ka si synim të rrëmbejë një tjetër çmim.

Së fundmi ajo ka ndarë me ndjekësit një post në Instagram, ku ka shprehur dëshirën që të marrë pjesë edhe në “Grande Fratello”.

“Pas Big Brother Vip Albania ‘më hajnë duart’ për Grande Fratello! Vazhdojmë”– ka shkruar Egla në postimin e bërë.

Megjithatë nuk dihet nëse postimin Egla e ka bërë sa për të marrë vëmendje apo me të vërtetë ish-konkurrentja po mendon që të marrë pjesë në “Big Brother Italia”.