zoom

Aktualitet

Vrasja e Santiago Malkos, Blendi Teta mohon përfshirjen/ Prova të ADN-së tregojnë se…

Blendi Teta, i arrestuar dhe i akuzuar për vrasjen e Santiago Malkos, në seancën e së henës ka dhënë deklarimet e tij përpara Gjykatës së Posaçme.

Përballë togave të zeza të GJKKO-së, Teta ka mohuar se ka qenë i përfshirë në vrasjen e të riut 2 vite më parë. Sipas tij, ai nuk ka pasur asnjë lidhje me ngjarjen dhe nuk ka asnjë provë që e përfshin në atentatin mafioz.

Ndërkohë prokurori i çështjes, Behar Dibra ka kundërshtuar deklarimet e tij, duke i thënë gjykatës së në fashikujt e dosjes hetimore ka prova të mjaftueshme se Teta ka pasur rol kryesor në atentatin mafioz.

Sipas tij, përveç pamjeve filmike ka dhe prova të ADN-së së Tetës qe e implikojnë atë në ngjarje. Në seancën e radhës prokuroria ka kërkuar thirrjen e disa dëshmitarëve që kanë dijeni për ngjarjen, të cilët do thirren për të dëshmuar.

Postime të lidhura