zoom

Ekonomi

Monedhat e huaja fitojnë terren të lehtë ndaj Lekut. Kursi i këmbimit për 22 qershor 2024

Monedhat e huaja pësuan një rritje të lehtë kundrejt Lekut në kursin e këmbimit valutor për ditën e sotme.

Në tregun valutor, dollari amerikan njoftohet se blihet me 93 lekë dhe shitet 94 lekë.

Kurse Euro sot blihet me 99.7 lekë, ndërsa në shitje me 100.5 lekë, dukshëm me rritje në krahasim me ditët e kaluara.

Paundi britanik blihet me 117.5 lekë dhe shitet me 118.5 lekë dhe Franga zvicerane këmbehet në blerje me 103.8 lekë, në shitje me 104.8 lekë

Dollari kanadez sot në blerje këmbehet me 67.8 lekë dhe në shitje me 68.8 lekë. Për më tepër ndiqni tabelën e mëposhtme. /ZOOM.AL/