zoom

Bota

“Ferr” në Mekë, qindra të vdekur nga temperaturat përvëluese

Qindra pelegrinë gjetën vdekjen gjatë Haxhit në Mekë për shkak të të nxehtit ekstrem.

Sipas mediave të huaja, numri i viktimave ka kaluar 1000, nga të cilët, referuar një diplomati arab, 630 ishin pelegrinë të paregjistruar.

58 persona të tjerë nga Egjipti vdiqën këtë të enjte.

Gjatë kësaj jave në Xhaminë e Madhe në Mekë termometri ka regjistruar 51.8 gradë Celcius, i konsideruar si i nxehtë përvëlues, ndaj zyrtarët sauditë këshillojnë pelegrinët të jenë të pajisur me çadra dhe të kenë ujë me vete.