zoom

Lajme

Besi i këndoi “mosmirnjohëse”, përgjigjet Xhensila: E di që të kam mërzit…

Xhensila Myrtezaj, ka paralajmëruar se shumë shpejt do të publikojë një projekt të ri muzikor dhe të gjithë mendojnë se është një “hakmarrje” për Bes Kallakun.

Ditën e sotme Xhensila përmes një postimi në Instagram ka treguar se së shpejti do të publikojë projektin, ndërsa ajo çfarë u vu re ishte teksti i këngës, që duket si një dedikim ndaj ish-partnerit.

“Ti mos më kërko, të të them lamtumirë, e di o shpirt që të kam mërzit, e di shumë mirë”, është një pjesë nga teksti.

Kënga vjen pas dedikimit të fundit që Besi i bëri këngëtares, ku e quante “mosmirënjohëse”.

Prej një viti, çifti janë në proces divorci dhe nuk jetojnë më bashkë.