Aplikacion
Është ky rezultati përfundimtar i ankandit të hapur pas ndeshjes së parë me Italinë, ku u nxorën në shitje të gjitha fanellat e kuqezinjve për atë ndeshje. Fanella e dytë më e shitur ishte ajo e Armando Brojës, që kapi vlerën 825 euro.
Nedim Bajrami hyri në historinë e Kampionatit Evropian me golin e shënuar ndaj Italisë, në ndeshjen debutuese të Shqipërisë në eventin e futbollit që po zhvillohet në Gjermani.
Lojtarit të Sassuolos i mjaftuan 23 sekonda lojë për të dërguar topin në rrjetë: askush në historinë e Evropianit nuk kishte shënuar një gol më të shpejtë. 25-vjeçari kuqezi, i lindur në Zyrih, është pa dyshim “ylli” i momentit i Kombëtares Shqiptare.