Aplikacion
Por nuk ishte as i fundit. Disa ditë më vonë, një turist holandez u gjet i vdekur në Samos, për të pasuar, të nesërmen, nga zbulimi i trupit të një amerikani në Mathraki, një ishull në perëndim të Korfuzit. Ne patëm zhdukje të tjera turistësh në qershor, një tjetër amerikane, e cila doli për shëtitje në Amorgos dhe nuk u kthye më dhe dy gra franceze që u zhdukën në Sikino.
Ekzaminimi mjeko-ligjor i trupave është në pritje, por shkencëtarët, sipas një shkrimi të ri në CNN, paralajmërojnë vizitorët e tjerë në që vizitojnë Greqinë të mos nënvlerësojnë rreziqet e temperaturave të larta që mbizotërojnë, veçanërisht këtë verë.
“Ka një model të përbashkët”, ka komentuar për Reuters përfaqësuesi i policisë, Petros Vasilakis. “Të gjithë ata që u zhdukën dolën shëtitje në temperatura të larta”. Disa ekspertë theksojnë se nxehtësia ekstreme mund të shkaktojë konfuzion, duke i bërë disa njerëz të marrin vendime të gabuara. Në fakt, ndërsa pasojat e ndryshimeve klimatike bëhen më intensive, me valë të njëpasnjëshme të të nxehtit, ata pyesin veten sesi truri ynë do t’u përgjigjet atyre.
Kërkimi mjekësor zakonisht fokusohet në efektet e nxehtësisë në trup, si në lëkurë, mushkëri, zemër dhe muskuj, por sipas Damian Bailey, profesor i biokimisë në Universitetin e Uellsit të Jugut, “për mua çelësi kryesor në trup është Truri’.
Temperatura e trupit rregullohet në tru. Hipotalamusi, një strukturë në formë diamanti, vepron si një termostat, duke e mbajtur atë rreth 37 gradë Celsius. Kur temperatura rritet, hipotalamusi aktivizon gjëndrat e djersës dhe zgjeron enët e gjakut për ta kthyer atë në nivele normale.
Por kur temperatura e jashtme rritet shumë, mund të ketë pasoja të rënda, duke ulur nivelet e lëngjeve në gjak dhe rrjedhjen e gjakut në tru dhe madje duke ndikuar në funksionet tona mendore. Në eksperimentet e kryera, në fakt, me vullnetarë, u zbulua se kur temperatura e ambientit rritet nga 21 në 40 gradë Celsius, reduktimi i rrjedhjes së gjakut në tru arrin në 10%, duke e bërë të vështirë funksionimin.
Kështu, dikush që del, për shembull, për një shëtitje në mot të nxehtë, mund të çorientohet dhe të gjendet në shkretëtirë pa mbrojtje nga dielli dhe pa ujë të mjaftueshëm. Njerëzit mbi 65 vjeç janë më të prekshëm ndaj nxehtësisë, pasi trupi i tyre nuk është në gjendje të rregullojë temperaturën e brendshme me aq efikasitet. Ndoshta nuk është rastësi që turistët që janë zhdukur janë mbi 50 vjeç. Në grupin e rrezikut të lartë bëjnë pjesë edhe fëmijët shumë të vegjël, gratë shtatzëna dhe ata me disa sëmundje kronike – ndër ta edhe ato mendore. /ZOOM.AL/