Aplikacion
Sipas informacioneve për “Vijesti”, viktima janë vrarë Petar Kalugjeroviç dhe Dragan Roganoviç, anëtarë të klanit kriminal Skaljar.
Njëri prej tyre ka ndërruar jetë në vend, ndërsa viktima e dytë ka humbur jetë më vonë si pasojë e plagëve të marra.
Me muaj të tërë policia kishte frikë se diçka e tillë mund të ndodhte në Cetinje, pasi një numër i madh i anëtarëve të klaneve kriminale janë liruar në gjashtë muajt e fundit.
Shumica e tyre janë liruar nga paraburgimi sepse gjykata nuk ka nxjerrë as aktgjykim të shkallës së parë tre vjet pas ndalimit të tyre. Numri më i madh i personave të liruar ndodhen në Cetinje.