zoom

Slider

LIVE/ Mbyllet ndeshja, Shqipëria barazon në shtesë, merr pikën e parë në Euro2024

Po luhet ndeshja deçizive në Hamburg për EURO 2024, Grupi B, mes kuqezinjve dhe kroatëve, ku bie në sy numri i madh i tifozëve shqiptarë.

-Pas minutave të para me studim të kundërshtarëve, ka ardhur edhe një tjetër gol i shpejtë i kuqezinjve.

-Dhe këtë herë ishte Qazim Laçi që në minutën e 110të mposhti portierin kroat. Duke bërë që sikurse me Italinë, kuqezinjtë të kryesojnë 1-0 që në start.
-76′ GOL KROACIA 2-1/ Pas një rrëmuje në zonë, Gjasula çon topin në rrjetën e tij.

-74′ GOL KROACIA 1-1/ Kramaric lëviz mirë në zonë dhe me të djathtën e çon topin në rrjetë.

-Në shtesë shënon Klaus Gjasula

-Ishte Asani që nga e majta harkon në zonë dhe aty Laçi me kokë mposht Livakoviç

-Fillimisht ishte Bajrami që në minutën e tetë niset në një kundërsulm të shpejtë pas një goditje dënimi, por Juranoviç i heq topin ndërsa ai po i afrohej zonës kundërshtare. Ndërsa tre minuta më pas Laçi dhuron perlën e tij, teksa Silvinjo i besoi formacionin titullar. Shqipëria po luan takimin e radhës me surpriza në formacion.

-Pas golit Kombëtarja luajti më kujdesshëm, me reparte të përforcuara në prapavijë, teksa kroatët tentuan disa herë pa sukses dhe pa kërcënuar portën e Strakoshës deri në minutën e 30-të.

-U pa qartë se ndryshe nga Italia, Silvinjo i kishte lënë porositë e qarta për sa më pak gabime. Lojtarët u kuptuan mirë me njëri-tjetrin në ruajtje të këtij rezultati gjysmë orën e parë.

-Por më tek kuqezinjtë shpërdoruan dy raste njëri pas tjetrit në minutat 30 dhe 31 dhe mund ta kishin dyfishuar rezultatin dhe të gjenin sigurinë dhe qetësinë emocionale. Dhe çuditërisht ishte Asllani ai që gaboi para portierit kroat, si një penallti në lëvizje. Më herët ishte edhe mbrojtësi Hysaj që tentoi me goditje të bukur, por pa sukses.

-Loja e bukur ka dhënë entuziazëm edhe tek tifozët në stadium, që nuk ndalën thirrjet “Shqipëri!”, duke përkrahur lojtarët. Minutat e mbetura të pjesës së parë folën më shumë për “shqiponjat”, që nuk i lanë hapësira kundërshtarit, madje në minutën e 45-të patën edhe mundësinë për dyfishim me një tjetër rast, që për fat të keq nuk u mbyll me dyfishim rezultati.

Kombëtarja ka kënduar himnin e Shqipërisë duke emocionuar të gjithë të pranishmit në stadium por edhe tifozët në shtëpi.

Një ndeshje vendimtare për kuqezinjtë, të cilët sot do të përballen me Kroacinë dhe çdo hap i gabuar bën thuajse të mbyllur çdo diskutim për kualifikimin e mëtejshëm. Broja në stol dhe në vend të tij Rey Manaj, gjithashtu në fushë edhe Laçi. Hysaj, edhe pas polemikave për ndeshjen me Italinë, e ka ruajtur prezencën në formacion.

Të dy skuadrat vijnë pas humbjeve në ndeshjet e para me Kroacinë që është mundur 3-0 nga Spanja, ndërsa Shqipëria është mundur me shifrat 2-1 nga Italia.

Kjo është përballja e parë në arenën ndërkombëtare për këto dy përfaqësuese.

FORMACIONI TITULLAR:

SHQIPËRIA: Strakosha, Hysaj, Ajeti, Gjimshiti, Mitaj, Ramadani, Asllani, Laçi, Bajrami, Asani, Manaj.

Trajner: Silvinjo

Kroacia: Livakovic; Stanisic, Sutalo, Gvardiol, Perisic; Kovacic, Brozovic, Modric; Majer, Petkovic, Kramaric.