zoom

Lajme

Ndjekësi e pyet se kur do martohet, përgjigja epike e Egla Cenos: Ja, sa të…

Spektakli “Big Brother VIP” ka mbaruar prej javësh, por lajmet rreth tij dhe ish-banorëve “vlojnë” çdo ditë në showbizz-in shqiptar.

“Përgjigje për 10 pyetjet më inteligjente” e kishte quajtur Egla Ceno diskutimin e fundit me ndjekësit e saj, por e pati të vështirë ta menaxhonte të gjithë inteligjencën e pyetjeve, kështu që ra në nivelin e atyre tipike shqiptare apo komenteve që e komplimentonin për performancën në Big Brother.

Një nga pyetjet ishte edhe “kur do të martohesh”, së cilës Egla i dha përgjigjen siç veç ajo di të japë:

“Ja sa të bëhem 50 vjeç. Vazhdare.”, shoqëruar edhe me një emoji të qeshur.

Aktorja ia doli mes polemikash që të fitonte çmimin e madh 100 mijë euro, teksa finalistët e tjerë e akuzuan produksionin për favorizim. /ZOOM.AL/