zoom

Ide & Blog

Varja PISA-s, me hajr Europiani!

Nga prof.Alban Tufa

Të fundit në renditjen e PISA-s për mendimin kreativ. Thënë ndryshe jemi trutharët më të mëdhenj në këtë renditje.

Për të vënë duert kresë! Jo se është e papritur, por kur e sheh këtë listë dhe e gjen veten në fund të rrëqethet trupi.

Ne kemi ardhë në këtë situatë mendoj prej këtyre faktorëve:

  1. Ulja e leximit, ose më saktë eleminimi i leximit nga përditshmëria, e për pasojë edhe nga jeta.
  2. Politizimi i sistemit të arsimit dhe edukimit deri në thuajse shkatërrim.
  3. Industria e prodhimit të kulturës masive: këngët hip-hop/R&B, showbiz-imi i çdo përmbajtje mediatike.
  4. Politikat e dobëta, për të mos thënë politika të mbrapshta mbi buxhetet për arsimin.
  5. TikTokizimi i prindërve, pa harruar ata prindër që bëjnë dy punë dhe nuk kanë kohë të merren seriozisht me fëmijët e tyre.
  6. Mungesa e një strategjie (shkatërrimet) mbi teatrot; teatrot e kukullave; kinematë, cirqet, etj (sidomos nëpër rrethe).
  7. Shkëputja e kontakeve të fëmijëve me gjyshërit, ose po deshët, shkëtutja e komunikimit mes brezave, gjë e cila nuk lejon transportimin i krijimeve popullore.
  8. Lodhja, mpirja, velenia e mësuseve dhe edukatorëve duke e parë punën e tyre si barrë dhe jo si shans (keqpagim).
  9. Degradimi i kurrikulave dhe temave që trajtohen në shkolla duke i reduktuar në teknikë.
  10. Dhënia e celularit dhuratë fëmijës që në klasë të parë.
  11. Ikja e njerzëve me intelekt, gjë të cilën kur e bëjnë i marrin edhe fëmijët e tyre me vete.

Sigurisht ka edhe të tjera, por kaq mjaftojnë sa për ta mirëkuptuar situatën ku gjendemi.

Me hajr Europiani, turi i Takimeve me Diasporën e autobuzëve, e sidomos zgjedhjet e 2025.

Opinion i marrë nga FB i autorit. Titulli i redaksisë Zoom.al