Aplikacion
Moderatori edhe në këtë intervistë nuk kishte “harruar” që t’i përgatiste një rreng të ftuarve të tij, kur një i moshuar u fut në skenë dhe iu drejtua këngëtares, duke i thënë se i ka marrë edhe lekë për dasmën e djalit, por edhe lekët e orkestrës.
Këngëtarja është shtangur, por e ka parandjerë lojën nga regjia, duke e vënë skenën në dyshim disa herë. Teksa në fund u shpreh se në një moment ishte gati edhe të qante.
Dialogu befasues:
Aktori: Ku je moj e pacipë? Hajdute! A ramë dakord për lekët e dasmës? Bëmë marrëveshje, ramë dakord për 6 milionë lekë, kjo mirë që mori lekët e dasmës, mori dhe të orkestrës. Bëra dasmën e djalit….
Marjiola: O më fal, çfarë po ndodh?! Po bën shaka apo është e vërtetë? Unë lekë? Ore kjo do jetë ndonjë gjë e stisur…!
Dhe pasi mësoi për inskenimin ajo u shpreh:
“Isha gati të qaja, vetëm që pashë Jurgenin duke qeshur. Thashë do t’ia jap, se s’kam marrë kurrë lekë”.
Teksa moderatori Ronaldo Sharka i tregoi se ishte një lojë. /ZOOM.AL/
@skyline34 #tiktok #foryou #viral #goviral #info #albania #topchannel #shqiperi #ronaldosharka #mariolakacani