zoom

Lajme

Silvinjo gati ndryshimet në formacion, kush janë arbitrat që do të gjykojnë sfidën me Kroacinë

Shqipëria po bëhet gati për sfidën e radhës të kampionatit europian.

Të mërkurën në orën 15:00, Kuqezinjtë do të zbresin në fushën e Volksparkstadion të Hamburgut për t’u përballur me Kroacinë.

Ky konsiderohet një duel me rëndësi për Kombëtaren, pas humbjes që mori me Italinë dhe duke menduar që kundërshtari i radhës, Spanja është pretendent i fortë për të fituar trofeun.

Për të siguruar trepikëshin, trajneri Sylvinho po mendon të bëjë ndryshime në formacionin titullar të Kombëtares.

Jasir Asani pritet të zbresë në fushë, por mbetet ende për të parë nëse ai do jetë në 100% të formës shëndetësore. Nëse jo, vendin e tij në krahun e majtë të sulmit mund ta zërë Arbër Hoxha.

Nga ana tjetër, Strakosha mund t’i lërë vendin në portë Berishës, ndërsa Balliu pritet të luajë në vend të Hysajt.

Silvinjo po mendon për të ndryshuar edhe emrat në mbrojtje, duke zëvendësuar Taulant Seferin me Qazim Laçin.

Ndërkohë, UEFA ka zbuluar edhe emrin e arbitrit që do të gjykojë sfidën Shqipëri-Kroaci.

Francezi Francois Letexier është përzgjedhur nga qeveria e futbollit evropian. Ai do të ndihmohet nga bashkatdhetarët Cyril Mugnier dhe Mehdi Rahmouni, ndërsa arbitri i katërt është zvicerani Sandro Schaaler.

Edhe arbitri i VAR-it do të jetë francez. Willy Delajod do t’i besohet dhoma e VAR, ndërsa asistent ka bashkëkombësin Jerome Brisard dhe gjermanin Basrian Dankert.