Aplikacion
Ai akuzoi direkt edhe kryebashkiakun Erion Veliaj, se ka mashtruar në lidhje me studimin e Bankës Botërore dhe IFC, i propozuar 1 vit para se ai të merrte detyrën në Bashkinë Tiranë.
“Në shkurt të vitit 2014 IFC, ka dorëzuar studimin e fizibilitetit për projektin e menaxhimit të mbetjeve në Bashkinë Tiranë. Të dhënat hetimore të mbledhura nga Prokurori Dritan Prençi, faktojnë se ky studim është pikënisja e procedurës së dhënies me koncesion të trajtimit të mbetjeve në landfillin e Sharrës. Ish-ministrat e Financave Cani dhe Ahmetaj e kanë kundërshtuar fillimisht dhënien me konçension, pasi investimi që parashikonte ky studim mund të përballohej lehtësisht me fonde buxhetore.
Erion Veliaj publikisht i është referuar shpesh këtij studimi duke konfirmuar se kosto e parashikuar për trajtimin e mbetjeve ishte 38 euro/ton, por duke fshehur qëllimisht çfarë do të mbulonin këto kosto“, tha Këlliçi.
Deklarata e plotë: