Aplikacion
Ngjarja ka ndodhur në Kavajë, ndërsa grupi hetimor njoftoi se po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe shkaqeve, teksa priten edhe rezultatet e ekspertimit mjeko-ligjor. Nuk jepen detaje nëse viktima ishte punonjës i ndonjë kompanie private apo po ndërhynte privatisht në rrjet.
“Rreth orës 11:45, në lagjen Qerret, Kavajë, shtetasi R. R., 40 vjeç, duke shtruar një linjë interneti, dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe për pasojë ka humbur jetën”, njoftoi zyrtarisht policia vendore.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, teksa do hetojë edhe Prokuroria e Rrethit. /ZOOM.AL/