zoom

Lajme

“Me biberon në gojë!”, 2 fituesit e BBVIP jetojnë në një pallat. Egla tregon se çfarë i tha Luizit

Aktorja Egla Ceno u shpall fituesja e edicionit të tretë të “Big Brother VIP”, mes polemikash dhe akuzash të shumta, brenda dhe jashtë shtëpisë.

Madje edhe vetë dy nga finalistët e shprehën hapur pakënaqësinë dhe padrejtësinë nga produksioni me favorizimin e aktores për çmimin 100 mijë euro.

Së fundmi gjatë një interviste për emisionin “Top Arena”, ajo u vu përballë disa pyetjeve pikante nga Erjola Doçi.

E teksa kohët e fundit në rrjet kanë qarkulluar lajme se Egla po jeton në një lagje me Luiz Ejllin, aktorja tha se para 3 ditësh është takuar rastësisht në këngëtarin shkodran në ashensor.

“Po e kisha dëgjuar edhe unë kur u shkëmbeva para 2-3 ditësh në ashensor me një biberon në gojë. Ai është bërë baba. Unë e mora vesh thjeshtë kur e pashë aty. E pashë në ashensor dhe i thashë mirëserdhe në lagje”, tha Egla.

Luiz Ejlli ishte fituesi i edicionit të dytë të reality show “Big Brother VIP Albania”, që gjithashtu u shoqërua me shumë polemika. /ZOOM.AL/