Aplikacion
Probleme fizike po i shfaqen Kombëtares, teksa përballja me ekipin e kaltër u harxhoi shumë fuqi.
Sulmuesi kuqezi, Jasir Asani, raportohet nga qendra stërvitore se u dëmtua në ndeshjen ndaj Italisë, duke shqetësuar jo pak trajnerin Sylvinho. Asani ka shfaqur probleme në këmbën e majtë dhe për konfirmime të tjera, do na duhet të presim.
Tifozët “kryqëzojnë gishtat” që lojtari të mos ketë asgjë serioze, në të kundërt do të kishim të bëjmë me një humbje të madhe në prag të takimit të dytë të Europianit ndaj Kroacisë.
Sfida vendimtare, pasi Shqipëria nëse mundet praktikisht eliminohet dhe vetëm një matematikë dhe kombinim i çmendur e mban në lojë, do të luhet pasditen e së mërkurës, ora 15:00, teksa takimi tjetër i grupit është Spanjë-Itali. /ZOOM.AL/