Aplikacion
“Unë i dhashë botës së artit dhe televizioneve diçka. Dhe ti po më përdor, pa u shprehur unë kurrë dhe pa e ditur ti kurrë të vërtetën. Ky ishte një zhgënjim përsa i përket mediave që e kanë përdorur këtë moment. Më lëndove mua, lëndove fëmijën, shumë keq”- tha Maya.
Rreth divorcit nga bashkëshorti, këngëtarja tregoi se do të flasë së shpejti, sapo të jetë koha e duhur.
Prej disa javësh, ajo është në proces divorci me bashkëshortin e saj, pas publikimit të një videoje të një debati me babain e fëmijës së saj, mbi pasuritë e tyre të patundshme.