zoom

Aktualitet

Sherr me sende të forta dhe thika në Kukës, plagosen dy persona

Dy persona u konfliktuan me njëri-tjetrin me sende të forta dhe thika në Kukës.

Fillimisht, shtetasi me inicialet A. C. goditi me sende të forta 34-vjeçarin me iniciale E. K., për motive të dobëta.

Më pas, ky i fundit e qëlloi agresorin me thikë.

34-vjeçari u prangos nga policia, ndërsa shtetasi me inicialet A. C. u dërgua në spitalin e Prizrenit për ndihmë mjekësore.