Aplikacion
Por një gjë është e sigurt, ai që do të japë këshillat sesi mund të ndalohet, ose të limitohet, ndoshta edhe duke e provokuar disi, është Berat Gjimshiti.
Mbrojtësi shqiptar dhe sulmuesi italian, shokë skuadre të Atalanta, do të jenë kundërshtarë mbrëmjen e së shtunës në Dortmund. Këshillat e Gjimshitit pritet të shkojnë për tre lojtarë të tjerë kuqezinj që luajnë në Serinë A: Ardian Ismalji, Kristjan Asllani dhe Ylber Ramadani. Një katërshe që ka përgatitur “kafazin” për sulmuesin italian. Në shtetin fqinj e konsiderojnë si avantazh të madh për Shqipërinë faktin që ka në përbërje 10 lojtarë, të cilët luajnë apo kanë luajtur në Itali. Ndërsa Gjimshiti ka një favor edhe më të madh, pasi për një sezon të tërë është stërvitur me Skamakën, por gjithashtu edhe kundër të tij.
Ai ia njeh mirë karakteristikat, aftësitë dhe defektet, pikat e forta dhe të vështirësitë e sulmuesit italian. Sigurisht ky diskutim vlen edhe në kah të kundërt, por për një mbrojtës, i cili mbi të gjitha duhet të përballet, të ndërhyjë dhe të limitojë kundërshtarin në aksion, është diçka më e rëndësishme. Pra, mund të jetë më avantazhuese për të që e ka studiuar shumë kundërshtarin të cilin duhet të ndalë, sesa për sulmuesin që mund të dijë pikat e dobëta të një mbrojtësi që e kontrollon. “Nëse unë dhe Skamaka do të jemi në fushë, është e thjeshtë që do të shikoni duele mes nesh”, u shpreh Gjimshiti për sfidën me italianin. Gjithashtu, edhe Skamaka komentoi përballjen me mbrojtësin kuqezi:
“Gjimshiti është një mbrojtës shumë fizik, i ashpër dhe i fortë edhe në stërvitje”. Është e qartë që në Bergamo të dy e njohin me detaje njëri-tjetrin, pa kursyer asgjë në duele, ashtu sikurse bëjnë nën komandat e Gasperinit në stërvitje. Është pikërisht trajneri i Atalantës ai që mëson duelet një kundër një, por kur është e nevojshme gjithashtu u mëson se një sulmues nuk mund të ndalohet kurrë i vetëm. Kështu që edhe Silvinjo pritet të kërkojë gjëra të ndryshme, i cili gjithashtu nuk dizajnon “kafaze”, të cilat rrallë mund t’i krijosh në tavolinë, por duhet t’i formosh në fushë.
Megjithatë, ligji i kufizimit të furnizimit për sulmuesin kundërshtar mbetet gjithmonë në fuqi. Kështu që Ismajlit do t’i takojë detyra e dublimeve, nëse Gjimshiti do të ketë nevojë në momentet kur Skamaka do të kërkojë të marrë pozicione pas linjave në mbrojtën tonë, apo në goditjet standarde. Por do të jenë thelbësore edhe mburojat nga Asllani dhe Ramadani, dy lojtarë të zemër të fushës.
Kjo pasi Skamaka, për karakteristikat e tij si dhe për kërkesa të Spaletit, është një lojtarë që ka si tendencë të luajë edhe larg portës, që do të thotë se dy mesfushorët kuqezi do të kenë rol shumë të rëndësishëm në limitimin e spondeve, të rrezes së aksionit si dhe të iniciativave të sulmuesit italian për të nisur aksione ofensive. Një kuadrat ku do të provohet futja në kafaz e bomberit “axurr”, me Gjimshitin që jep direktivat nga pas në mbrojtje.