Aplikacion
Drejtoria Vendore e Policisë njoftoi sot se në lidhje me aktet e dhunshme të ushtruara gjatë protestës së zhvilluar nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, në vijim të veprimeve hetimore e procedurale dhe nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, arrestoi në flagrancë shtetasin një person dhe mori nën akuzë 6 të tjerë, të dyshuar për hedhje molotovi dhe djegie gomash.
I ndaluari është Bledar Krasniqi, 39 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “prishja e qetësisë publike”, “goditjet për shkak të detyrës”, “shkatërrimi i pronës me zjarr”, “shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse”, dhe “kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.
“Gjithashtu u proceduan në gjendje të lirë shtetasit E. P., 24 vjeç, D. P., 62 vjeç, R. D., 20 vjeç, I. T., 49 vjeç, K. K., 43 vjeç, dhe P. O., 66 vjeç, për veprat penale “prishja e qetësisë publike”, “shkatërrimi i pronës” dhe “mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, thuhet në njoftimin zyrtar. /ZOOM.AL/
Materialet hetimore i kanë kaluar prokurorisë për veprime të mëtejshme. /ZOOM.AL/
Trump emëron këshilltarin e vjetër Keith Kellogg, si të dërguar special për Ukrainën dhe Rusinë