Aplikacion
“Edhe armët duhen marrë. Mua këtu më keni me kallash në dorë. Nuk më dridhet dora fare. Mobilizoni edhe njerëzit që keni jashtë. Vetëm huri i ndan punët me këta”, tha ai, teksa mbante edhe një vare në dorë, duke interpretuar skenën e shembjes së ndërtimit të ri që ka nisur për projektin.
Më tej ai theksoi:
“Le të shkotë shkojë kompania greke ta bëjë në Greqi TEC- in ç’punë ka me Roskovecin? Dhjetra hektarë sera që janë investuar e marrin 0 mbështetje nga shteti. Të dashur banorë, jam këtu me ju kundër kësaj veprimtarie kriminale që është sy pika uji me inceneratorin dhe u habita kur pashë një emër Agaçi tek rruga, qenka nip këtej. Edhe Hamzai Kastrioti e kishte emrin, por ishte palaço.
Të ketë turp Agaçi është bërë palë me Ramën sepse e kanë menduar kollaj për të nënshtruar këtë zonë.
Duan t’ju përzënë e t’ju zhvlerësojnë investimet që keni bërë. Duan që edhe fëmijët t’i përzënë nga vendi e t’ju sjellin bangladeshas e filipinas”, tha ai ndër të tjera.
Kjo lëvizje vjen dy ditë pasi ai u thirr dhe mor për mbi 3 orë në pyetje nga SPAK-u, në lidhje me denoncimet dhe rihapjen e dosjes së CEZ-DIA. Meta s’i ka kursyer javët e fundit sulmet ndaj drejtuesit të prokurorisë Altin Dumani, duke e thirrur edhe me epitete si “Dum Dumani”. Gjithashtu nën hetim nga SPAK për pasurinë dhe lobimin rus është edhe bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi.
Ka dyshime se në projektin e TEC-eve me mazut në Roskovec është i përfshirë edhe Sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë Engjëll Agaçi, një emër i lakuar fortë së fundmi edhe nga RAI 3 për lidhjet me botën e krimit dhe ndërmjetësin që ben mes tyre dhe qeverisë. Banorët shprehen kundër projektit, pasi shkakton ndotje të madhe dhe kërcënon jetët. /ZOOM.AL/
View this post on Instagram
“Nuk kemi ardhur këtu të dëgjojmë p*rdhët e këtyre” – Acarohet Nard Ndoka, ikën nga studioja