zoom

Aktualitet

PAMJE nga zjarri i madh në Shkodër/ Digjen tregu dhe disa banesa. Zjarrfikësit në luftë me flakët

Tregu i rrobave të përdorura, ku ishin të përfshira 25 njësi tregtare, dhe pesë banesa janë shkrumbuar plotësisht nga zjarri që nisi pasditen e kësaj të premteje në Shkodër.

Pamjet që vijnë nga vendi i ngjarjes janë të frikshme.

Deri më tani nuk raportohet për të lënduar, ndërsa banorët kanë qenë të parët që kanë ndihmuar njëri-tjetrin të evakuohen.

Ndërkohë, zjarrfikësit ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për vënien nën kontroll të flakëve.

Policia njoftoi se janë evakuuar të gjithë banorët dhe kanë vendosur perimetrin e sigurisë, ndërsa në ndihmë të zjarrfikësve të Shkodrës po shkojnë dhe zjarrfikësit e Vaut të Dejës dhe Ulqinit.