zoom

Aktualitet

Rama del në një tjetër skandal. Mediat rumune tregojnë lidhjet me Sinaloan. Berisha nxjerr shkresat

Prej ditësh mediat rumune kanë në qendër skandalin e ish-gjeneralit të shërbimeve secrete Florian Coldea, i cili ofronte mbrojtje për rrjetin që e sillte kokainën nga Meksika drejt Shqipërisë dhe më pas në Rumani.

Mediat rumune raportuan se Edi Rama ka lidhje direkte me kartelin më të rrezikshëm në planet, Sinaloa.

Ato risollën në vëmendje fotot pas takimit në Kryeministri mes Edi Ramës dhe përfaqësuesit të Sinaloas, Luftar Hysa.

Po kështu mediat rumune publikuan foto të Coldeas, të dashurës së tij, dhe këshilltarit jozyrtar të Edi Ramës, Dorian Duçkës.
Romania TV sqaronte se “fotoja është bërë në Berlin, ku të tre u takuan për të bërë pazare droge në zinxhirin Meksikë-Shqipëri-Bukuresht.

Ish-gjenerali i shërbimeve sekrete rumune Florian Coldea rezulton të jetë këshilltar i jashtëm i kryeministrit Edi Rama.

Lideri i opozitës Sali Berisha ka publikuar dokumentin zyrtar që provon lidhjen kontraktuale të kryeministrit Edi Rama me ish-shefin e shërbimeve sekrete rumune, gjeneralin Coldeo.

Ky i fundit, së bashku me Edi Ramën, Taulant Ballën dhe Dorian Duçkën janë vendosur në qendër të skandalit të fundit të shpërthyer nga mediat rumune për përfshirje në një rrjet të trafikut të kokainës direkt nga karteli i Sinaloas meksikane. Siç shkruajne mediat rumune, gjenerali Coldea ofronte mbrojtje për rrjetin që e sillte kokainën nga Meksika drejt Shqipërisë dhe më pas në Rumani ku shpërndahej kryesisht në zonat e pasura.

Berisha shkruan se ky dokument zyrtar fakton një lidhje tjetër mafioze ndërkombëtare të Edi Ramës.

Berisha: “Ky është dokumenti i lidhjes kontraktuale të Edi Ramës me ish-shefin e shërbimeve sekrete rumune, gjeneralin Coldeo, një McGonigal ballkanik!

Ky dokument i datës 11/9/2023 është i firmosur nga mafiozi Don Agaçio, dhuratë madhi me të cilin gjenerali Coldeo emërohet këshilltar i jashtëm i mafiozit, kreut të narko-shtetit Edi Rama.

Sipas mediave rumune Coldeo ka lidhur Ramën me kartelin më të rrezikshëm të drogës në botë, Sinaloan e Meksikës dhe botën e nëndheshme të krimit. Ai u pagua me shuma të mëdha nga Edi Rama dhe konfidenti i tij narko-trafikanti Ministër Taulant Balla për shërbime mafioze ndaj tyre. Ky dokument zyrtar fakton një lidhje tjetër mafioze ndërkombëtare të Edi Ramës dhe Taulant Ballës dhe narko-shtetit të tyre.

P.S. Dje Edi Rama me mjeron e tij me moton “fajin e ka Saliu”, publikoi një fotografi në një konferencë ndërkombëtare, siç tregojnë baxhet, që Coldeo gjendet i ulur në radhë afër meje, ku ai ka përfaqësuar veten apo vendin e tij, pa asnjë lidhje me mua as edhe Shqipërinë.”

Shkresa e publikuar nga zoti Berisha mban firmën e Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Ministrave, Ëngjëll Agaçi dhe i është dërguar Kuvendit të Shqipërisë si kthim përgjigje ndaj një kërkese të bërë nga deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi.

Në dokumentin zyrtar që mban datën 11 shtator 2023, shkruhet se Florian Coldea është këshilltar i jashtëm i kryeministrit Rama për këshillim për çështje që lidhen me sigurinë.

Në fund të shkresës bie në sy edhe një paragraf përmes të cilit qeveria refuzon dhënien e informacioneve për këshilltarët e jashtëm të Edi Ramës me pretendimin se janë të dhëna personale dhe që nuk mund të vihen ne dispozicion pa pëlqimin e subjektit përkatës.