Aplikacion
Procesi gjyqësor do të drejtohet nga treshja gjykuese e përberë nga Daniela Shirka, Ilirjana Olldashi dhe Dhimiter Lara.
Beleri u dënua me 2 vite e 6 muaj burg, për akuzën e blerjes së votave.
Në seancë ndodhet edhe ambasadorja greke në Tiranë dhe kreu i PBDNJ, Vangjel Dule. Po ashtu të pranishëm në sallë janë edhe Fredi Beleri dhe Pandeli Kokaveshi.
Avokatja e Belerit, Klodiana Gjyzari theksoi se trupa gjykuese nuk ishte caktuar me short.
“Ju nuk jeni caktuar me short, por jua kanë caktuar këtë çështje. Nga të dhënat e sistemit iu është caktuar manualisht. Ju si relatore keni shqyrtuar edhe dy çështje të tjera për Belerin dhe në të dyja rastet ju është caktuar manualisht”, tha avokatja.
Relatorja Shirka sqaroi se: “Caktimi i trupës gjykuese bëhet me short elektronik”. Ndërkohë, avokatja kërkoi përjashtimin e trupës gjykuese, konkretisht të Daniela Shirkës, me pretendimin se janë të njëanshëm.“Kërkojmë përjashtimin tuaj, jeni e njëanshme”, tha ajo.
Beleri e ka quajtur procesin politik, teksa u zgjodh edhe eurodeputet për Greqinë në Parlamentin Evropian, ku zuri vendin e katërt. SPAK e akuzoi për blerjen e 8 votave me 50 euro secila, duke arritur provat me një person të infiltruar që e përgjoi. /ZOOM.AL/
“Kam menduar t’i pres kokën”- Zv.Presidentja e Filipineve kërcënon Presidentin: Porosita vrasjen