Aplikacion
Në kanalin e tij Telegram, ai bëri thirrje për tua kthyer jetën në Perëndim në një “makth të plotë”, duke shkaktuar dëme maksimale për vendet armiqësore.
“Çdo ditë ne duhet të përpiqemi të dëmtojmë maksimalisht ato vende që vendosën këto kufizime kundër vendit tonë dhe të gjithë qytetarëve tanë”, tha nënkryetari i Këshillit të Sigurimit të Federatës Ruse.
“Ne duhet të shkaktojmë dëme kudo, të paralizojmë punën e kompanive dhe organeve të tyre qeveritare. Të shkaktojmë probleme në teknologjitë e tyre më të rëndësishme dhe t’i godasim pa mëshirë, duke shkatërruar fjalë për fjalë energjinë, industrinë, transportin, shërbimet bankare dhe sociale”, tha ai.
Sot mbahet edhe Samiti i G7 në Pulja të Italisë për Ukrainën, ku përveç ndihmave financiare ndaj Kievit, diskutohet që edhe asetet e bllokuara ruse t’i vihen në shërbim ukrainasve për armatime dhe rindërtimin e vendit. /ZOOM.AL/
Zbulohen dy moderatorët e Festivalit të Këngës! Prezantuesja rikthehet në ekran pas shumë vitesh