zoom

Bota

Pasojat e dorëheqjes së befasishme të Benny Gantz në Izrael dhe Gaza

Pas masakrave të Hamasit të 7 tetorit, Partia e Unitetit Kombëtar të Izraelit, e udhëhequr nga Benny Gantz dhe Gabi Eisenkot, të dy ish-shefa të shtabit të Forcave të Mbrojtjes të Izraelit, iu bashkuan qeverisë Netanyahu dhe kabinetit të luftës.

Anëtarët me të drejtë vote të kabinetit të luftës ishin Netanyahu, Ministri i Mbrojtjes Yoav Gallant dhe Gantz.

Por mbrëmë, pas gati tetë muajsh dhe një vonese njëditore për shkak të shpëtimit të katër pengjeve izraelitë të shtunën nga Gaza, Gantz, Eisenkot dhe Partia e Unitetit Kombëtar u tërhoqën nga koalicioni.

Kjo ka sjellë furtunë në Tel Aviv, teksa shihet edhe si fiormë presioni ndaj Netanyahut, që të pranojë planin me tre faza të presidentit amerikan Joe Biden për armëpushimin me Hamasin dhe vendosjene  paqes. /ZOOM.AL/