Aplikacion
Është shtyrë sot në Apelin e Posaçëm përsëri seanca e ndaj ish-kryetarit Safet Gjici.
Ish-kryebashkiaku i Kukësit u dënua më datë 7 shkurt të këtij viti me 3 vite burg, për akuzën e “shpërdorimit të detyrës”.
Edhe Alma Kaçi u dënua me një vit burgim, teksa ndodhet në gjendje të lirë dhe gjithashtu e ka apeluar çështjen. Video u publikua në media një vit më parë dhe shkaktoi “tërmet” politik, duke e çuar Gjicin pas hekurave.
Nga hetimi rezultoi se e infiltruar nga një televizion, Kaçi do negocionte edhe tenderin e qenve endacakë me kryebashkiakun, akt që mbeti në tentativë. Gjici tha se nuk ka konsumuar akuzën e shpërdorimit të detyrës. /ZOOM.AL/
BE ende pa vendim për heqjen e masave ndaj Kosovës: Duhet miratimi i të gjitha shteveve