Aplikacion
Policia e Shtetit konfirmoi operacionin e përbashkët me autoritetet arabe, teksa nisën procedurat e ekstradimit. Për “kokën” e tij ofroheshin deri në 1 mln euro dhe përsipër sipas përgjimeve e kishin marrë Emiljano Shullazi nga burgu dhe miku i tij Ervis Martinaj, “mbreti i kumarit” i zhdukur prej dy vitesh mistershëm.
“Si rezultat i shkëmbimit të menjëhershëm të informacionit, ndërmjet strukturave të Policisë së Shtetit dhe homologëve në Emiratet e Bashkuara, u arrestua në Dubai, me qëllim ekstradimin në Shqipëri, Durim Bami, 45 vjeç”, thanë burime zyrtare.
GJKKO ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për Bamin, i cili akuzohet për veprat penale; “sigurimi kushteve dhe i mjeteve materiale per te kryer vrasje”, “grup i strukturuar kriminal”, “kultivim i lëndëve narkotike”, dhe “kryerja e veprave penale nga organizata kriminale, ose grup i strukturuar kriminal”.
Ndonëse Shqipëria nuk e ka ende një marrëveshje ekstradimi me Dubain, në këtë rast mund të aplikohet mënyra e deportimit. Bami u arrestua se një banesë në Dubai. Vijon procedura per ekstradimin e ketij shtetasi drejt vendit tonë, teksa masa ndaj tij u dha në mungesë më 15 maj nga GJKKO.
Durim Bami, një personazh i njohur i botës së krimit dhe i përmendur tek video-skandali i inskenuar Tom Doshi-Ilir Meta për atentatin e pretenduar, e që u arrestua sot në Dubai, nga hetimet e SPAK, rezulton se në aleancë me vëllezërit Duka dhe Endrit Doklen, po bënin plane për të vrarë ish-deputetin e PS-së, Arben Ndoka.
Ndërkohë, Arben Ndoka po ashtu po thurte plane me Ervis Martinaj, po për të eliminuar Bamin, pasi e akuzonte për vrasjen e vëllait të tij në dhjetor të 2017-ës. Pavarësisht planeve që kanë kryer të dyja palët, nuk u bë e mundur një gjë e mundur. Me operacionin ‘Revanshi’ u goditën disa grupe kriminale, ku disa prej personave të dyshuar u arrestuan dhe të tjerë u shpallën në kërkim, përfshirë Bamin.
Në planin për të vrarë Durim Banin ishte i përfshirë dhe Emilajno Shullazi, që ndodhet në burg. Arben Ndoka po bënte plane për kryerjen e vrasjes së Aleks Ndrekës, i njohur si ‘Leksi i druve’ pasi e akuzonte për vrasjen e vëllait të tij. /ZOOM.AL/
Një mburojë e lartë raketore izraelite po “shkon” drejt Evropës, ku kërcënimi rus rritet