zoom

Stil

Luiz Ejlli takon prindërit e Kiara Titos në Itali: Erdha sa të bëj një story, tani do iki…

Këngëtari Luiz Ejlli dhe bashkëshortja e tij Kiara Tito kanë udhëtuar drejt Italisë së bashku me vajzën e tyre, Luna Mari Ejlli, e cila erdhi në jetë 1 muaj më parë.

Çifti kanë takuar prindërit e moderatores, të cilët prej kohësh jetojnë dhe punojnë në Itali.

Luizi ka postuar në InstaStory një video të gjithë familjen e bashkuar, ndërsa si gjithmonë vazhdon me batutat e tij.

“Ja ku jam me Arben Titon, Kiara Ferranin dhe Blerta Titon. Tani po iki se erdha sa të bëj një story dhe po vazhdoj prapë,”- dëgjohet të thotë Luizi.

Historia e dashurisë së çiftit nisi në shtëpinë e “Big Brother VIP”, ndërsa ata kurorëzuan me martesë dashurinë e tyre në natën finale të spektaklit./Zoom.al