Aplikacion
Ai është arrestuar në aeroportin e Malpensas në Milano, tre ditë më parë dhe Interpol Tirana e njoftuar ka nisur procedurat e ekstradimit. Policia e Shtetit njoftoi se 47-vjeçari akuzohet për pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal, për sigurim kushtesh/mjetesh për të kryer vrasje.
Ndreka ishte i shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “Metamorfoza” dhe ishte në masën “arrest në burg” në mungesë.
Ai shihet nga SPAK edhe si personi kyç që mund të pendohet dhe zbardhë një sërë ngjarjesh të rënda kriminale të organizatave të Bajrave, Liçajve, Bilalëve, Ervis Martinajt apo biznesmenit Pëllumb Gjoka, të ndodhura në aksin Shkodër-Lezhë.
“Leksi i Druve” ka qenë disa herë shënjestër e atentateve, që u ka mbijetuar pavarësisht breshërive të plumbave, derisa humbi gjurmët dy vite më parë.
“Si rezultat i informacionit të siguruar për vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe shkëmbimit të këtij informacioni ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Romës, nga Policia italiane u mundësua lokalizimi dhe kapja në Milano, Itali, me qëllim ekstradimin në Shqipëri, e shtetasit A. N., 47 vjeç. 47-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar në kuadër të megaoperacionit “Metamorfoza”, pasi GjKKO, më datë 23.07.2023, i ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg”, për veprën penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal”, njoftoi zyrtarisht Policia e Shtetit sot.
Po vijon bashkëpunimi me homologët në Itali, për të finalizuar ekstradimin e Ndrekës në Shqipëri. /ZOOM.AL/
Berisha: Historia kurrë s’do të na falë, nëse ne nuk shpëtojmë shqiptarët nga kjo narkodiktaturë